LSM-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të Ujësjellësit, Marjançe Mitovski
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, në mënyrë të paligjshme janë caktuar në vende pune që nuk përputhen me profesionin e tyre. Për shkak të kësaj shkeljeje të të drejtave të punëtorëve, kryetari i LSM-së Darko Dimovski, kërkoi shkarkimin e ushtruesit të detyrës, drejtor i Ujësjellësit, Marjançe Mitovski.
Dimovski thekson, se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror Administrativ, i kanë konfirmuar akuzat e LSM-së. Sindikalistët tani kërkojnë llogari.
“Ai na dërgon si hidro inxhinierë, që të rrimë nëpër shtëpiza për roje, shoferët e mjeteve speciale nuk mund të rrinë në bazë, dhe të mos bëjnë asgjë, sepse ushtruesit të detyrës drejtor, nuk i pëlqejnë. Ne si sindikatë përfaqësuese për aktivitetet komunale, nuk do ta lejojmë këtë”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
Sindikalistët paralajmërojnë se nëse nuk shkarkohet u.d. drejtori Mitovski, punëtorët mund të bëjnë grevë, dhe të vihet në pikëpyetje sigurimi i ujit të pijshëm për qytetarët. Gjithashtu sindikata fajëson mesazhet kërcënuese, që disa prej punonjësve kanë marrë nga drejtori.
Mitovski u emërua drejtor i Ujësjellësit, me propozim të kryetares së Qytetit Arsovska, edhe atë pas konfliktit me OBRM-PDUKM-në, dhe ndërrimin e stafit të tyre, Zllatko Perinski, për paligjshmëritë në ndërtimin e stacionit të filtrimit në Shkup./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare