KEDS ka nisur monitorimin dhe inspektimin e rrjetit distributiv me dron. Fillimisht si pilot projekt dronët u aktivizuan gjatë ditëve të fundit të shtatorit dhe në fillim të tetorit mbi linjat 10 kV Keqekolla dhe 10 kV Restelica, që janë linja në terrene të vështira malore.
Në zona të tilla, për shkak të konfiguracionit të terrenit, ekipet e kanë të vështirë të depërtojnë për ta kryer punën e tyre, sidomos pas reshjeve atomsferike ose erërave të mëdha. Prandaj, një teknologji e tillë do të ndihmojë në uljen e rreziqeve për punëtorët e terrenit, si dhe në shkurtimin e kohës së marrjes së të dhënave dhe intervenimit në sanimin e rrjetit apo prishjeve eventuale.
KEDS po e fut këtë teknologji të re për të vazhduar të ndjekë trendet e zhvillimit të kohës. Krahasuar me metodën tradicionale të inspektimit, atë me prezencë fizike të punëtorëve në lokacionin përkatës, e cila ka qenë mjaft e kufizuar dhe ka vështirësuar marrjen e të dhënave për gjendjen teknike të linjave të KEDS, teknologjia e re me dronë do ta lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e grumbullimit të informatave nga terreni thuhet në komunikatë.
Një projekti i tillë do të zgjerohet dhe përfshijë të gjithë linjat ajrore të sistemit të shpërndarjes dhe pritet të fillojë implementimin nga janari i vitit 2023, ku për fillim do të bëhet inspektimi i të gjitha linjave 6, 10, 20 dhe 35kV, për të vazhduar edhe më tej, në identifikimin e paraqitjes së defekteve potenciale, të cilat në të ardhmen mund të shkaktojnë prishje dhe për pasojë ndërprerjen me energji elektrike.
Për të shkëmbyer përvojën e nevojshme për fillimin e një procesi të tillë për inspektimin e linjave ajore, KEDS ka angazhuar kontraktorë të specializuar në këtë fushë, përderisa për implementimin e projektit, do të ketë bashkëpunim të ngushtë me departamentin e Operimit të Sistemit të Shpërndarjes së KEDS.
Dronët do të komandohen deri në 8 km nga distanca dhe do të bëjnë foto dhe video me rezolucion të lartë, në të cilat shihet qartë gjendja teknike e linjave shpërndarëse si dhe e elementeve përcjellëse të rrjetit të shpërndarjes.
Videot ose fotografitë e gjeneruara nga dronët do të ndihmojnë në mirëmbajtje preventive të rrjetit dhe në investimet potenciale në të ardhmen, përderisa zonat më kritike do të detektohen me kohë për caktim të prioriteteve dhe orientim të ekipeve punuese në këto zona.
Kjo do të bëhet përmes aplikacionit softuerik uBird, në të cilin do të gjenerohen raporte të detajuara që përmbajnë të gjitha informatat e nevojshme për linjën e inspektuar me dron, duke i klasifikuar gjetjet nga inspektimi sipas seriozitetit të dëmtimit dhe nevojës emergjente për intervenim.
Këto të dhëna pastaj do të analizohen nga ekipet profesionale të kompanisë, të cilat më pas do t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për intervenim me qëllim të shmangies së prishjeve potenciale në të ardhmen, duke kontribuar në sigurinë e furnizimit me energji elektrike për regjionet përkatëse.
Gjithashtu, të dhënat e marra nga procesi i inspektimit të linjave me dron do të përpunohen duke u shfrytëzuar për analizë teknike të përgjithshme, me qëllim të përcaktimit të projekteve investive në të ardhmen.
Përdorimi i dronëve në rrjetin shpërndarës të KEDS ofron një mënyrë më të shpejtë dhe më të sigurt për inspektimin e plotë të linjave nga ekipet e terrenit, si dhe pritet të ndikojë në masë të madhe në besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët/.Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje