Të premten (21 tetor), Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me 13 vite e 6 muaj dhe 1 mijë e 500 euro gjobë tre të akuzuarit për plagosjen e menaxherit të “On Records”, Mehmet Elshani.
Në këtë rast, dëmtuari Elshani akuzohet për armëmbajtje pa leje, mirëpo në seancën e mbajtur më 18 tetor, gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Adhurim Krasniqi, Leotrim Krasniqi dhe Shpëtim Cakiqi pasi që të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.
Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të premten nga gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Shpëtim Cakiqi për veprën penale vrasje në tentative në bashkëkryerje u dënua me 3 vite e 6 muaj burgim, për lëndim të lehtë trupor u dënua me 8 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 mijë 500 euro gjobë.
Gjykata për të akuzuarin Cakiqi caktoi dënim unik prej 4 vite burgim, në të cilin dënim do të i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro.
Ndërkaq, sipas aktgjykimit, i akuzuari Adhurim Krasniqi për veprën penale vrasje në tentative në bashkëkryerje u dënua me 5 vite burgim, për veprën penale kanosje me 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 6 muaj burgim.
Për të njëjtin, gjykata caktoi dënim unik me burgim prej 5 vite e 10 muaj, në të cilin dënim do të i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Kurse, të akuzuarin Leotrim Krasniqi për veprën penale vrasje në tentative në bashkëkryerje u dënua me 3 vite e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 4 muaj burgim.
Gjykata për të akuzuarin Leotrim Krasniqi caktoi dënim unik prej 3 vite e 8 muaj burgim, në të cilin dënim do të i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Sipas aktgjykimit, do të konfiskohen armët dhe pas verifikimi të tyre se a janë përdorur në ndonjë rast tjetër penal do të urdhërohet shkatërrimi i tyre.
Gjithashtu, të akuzuarit janë obliguar që secili veç e veç në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumë prej 200 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.
Gjykatësi Kuçi ka njoftuar se të akuzuarve Shpëtim Cakiqi dhe Leotrim Krasniqi me aktvendim të veçantë do t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.
Ndryshe, në seancën e mbajtur më 18 tetor, prokurori Hvzi Bajraktari kishte bërë precizimin e dispozitivit të 3-të të aktakuzës dhe ricilësimin e veprës penale nga “Vrasja e rëndë në tentativë” në veprën penale “Vrasja në tentativë”.
“Gjatë mbajtjes së seancave të shqyrtimeve gjyqësore në rastin e administrimit të provave materiale dhe dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar si në aktakuzë, rezulton se vepra penale për të cilën janë akuzuar tani të akuzuarit; vrasje e rëndë me bashkëkryerje në tentative, nga neni 173, par. 1, pika 1.5, lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së, nuk është vërtetuar që kanë qenë në rrezik persona tjerë me rastin e kryerjes së veprës nga ana e të akuzuarve, përpos të dëmtuarit në këtë rast Mehmet Elshanit”, ka thënë prokurori Bajraktari.
Shpëtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi akuzoheshin se kishin tentuar të privonin nga jeta të akuzuarin Mehmet Elshani, ndërsa Cakiqi po akuzohet edhe për një tjetër rast, në të cilin kishte shtënë në drejtim të të dëmtuarit Agon Selmanaj, të cilit i kishte shkaktuar lëndim të lehtë trupor.
Në aktakuzë thuhet se derisa Elshani ishte duke shkuar në drejtim të sallonit “Rizza Hair Sallon”, kishin shkuar të akuzuarit dhe kishin filluar të fjalosen me të, ku të tre i kishin nxjerrë armët dhe kishin filluar të shtien në drejtim të Elshanit, i cili për t’u mbrojtur kishte nxjerrë armën e tij dhe kishte shtënë në drejtim të të akuzuarve.
Nga këto të shtëna, një predhë e kishte qëlluar Elshanin në kofshë të këmbës së djathë duke e rrëzuar për tokë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të akuzuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, sipas aktakuzës, nga të shtënat me armë të zjarrit, predhat kishin depërtuar edhe në banesën e të dëmtuarit Shaip Latifi, duke i shkaktuar dëm në vlerë 95 euro, si dhe në veturën e të dëmtuarit Riza Bajrami, veturën e Besart Hasanit si dhe një tjetër veturë të tipit ‘Audi”.
Për këto veprime, tre të akuzuarit sipas prokurorisë në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa të njëjtit bashkë me të akuzuarin Mehmet Elshani po akuzohen edhe për “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa sipas prokurorisë, i akuzuari Shpëtim Cakiqi, më 16 maj 2019, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, me dashje i kishte shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarit Agon Selmanaj.
Sipas aktakuzës, derisa i dëmtuari Selmanaj kishte qenë duke ecur me vëllanë e tij Ndue Selmanaj, përballë tyre kishin kaluar të akuzuarit Cakiqi dhe i akuzuari Adhurim Krasniqi, ku së bashku me një person të panjohur i kishin nxjerrë armët dhe i kishin repetitur duke ua drejtuar të dëmtuarve dhe kishin filluar të fjalosen me ta.
Në aktakuzë thuhet se në ato momente i akuzuari Adhurim Krasniqi e kishte goditur me grusht në kokë të dëmtuarin Ndue Selmanaj, ndërsa i akuzuari Cakiqi kishte shtënë në drejtim të Agon Selmanajt, duke e qëlluar në këmbën e majtë dhe duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsa të tre kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Për këto veprime, i akuzuari Cakiqi sipas prokurorisë, ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i akuzuari Adhurim Krasniqi me veprat penale “kanosja” dhe “armëmbajtje pa leje”. /BetimipërDrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t’ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje