LAJMI I FUNDIT:

Shkup, autobusët kthehen në qarkullim

Shkup, autobusët kthehen në qarkullim

Pas 10 orësh protestë, autobusët e NTP-së u rikthyen sërish në komunikacion pasi këshilltarët e Qytetit të Shkupit ridestinuan nga buxheti 2 milion euro, të nevojshme për pagat e mbetura për punëtorët e NQP-së.

“Kemi njoftuar të punësuarit e dy auto bazave dhe tashmë të gjithë autobusët e NTP-së janë në rrugët e Shkupit. Kur bëhet fjalë për pagat, nesër në llogaritë bankare të të punësuarve do të paguhet paga e shtatorit që na gëzon pa masë, paramendoni çfarë gëzimi. Më gëzon ajo që janë siguruar mjete nga buxheti i Qytetit të Shkupit për tre pagat e ardhshme që nënkupton se nuk do të ketë më nevojë të presim datën 15 që ato mjete t’u ndahen të punësuarve”, tha Miço Stojanovski, sindikata për komunikacion.

“Në momentin që nuk i përgjigjeni koalicionit me LSDM-në ose OBRM-PDUKM-së menjëherë vijojnë bllokadat dhe kjo që po e shihni. Borxhet ekzistojnë më shumë se 10 vjet, çdo drejtor ka qenë i mbështetur.


Nga ana e Qeverisë janë dhënë nga 360 milionë denarë dotacione që të mund të shlyhen borxhet. Tani, për herë të parë shkurtohen, fillimisht në 120 milionë denarë që nuk paguhen dhe më pas në zero. Dikush nuk kujdeset as për studentët, nxënësit dhe çdo gjë tjetër që duhet të parashihet që transporti publik të funksionojë”, u shpreh Danella Arsovska, kryetare e Shkupit.

Gjatë ditës, kur punonjësit e NTP-së ishin në protestë thanë se po bëhet padrejtësi ndaj tyre duke shtuar se rrogat e tyre u ngjajnë atyre të asistencës sociale.