LAJMI I FUNDIT:

MË FAL BABA

MË FAL BABA

Poezi nga: Jim Morrison
Përktheu: Fadil Bajraj

Pse pij?
Që të mund të shkruaj poezi.

Nganjëherë kur çdo gjë është e çthurrur
dhe çdo gjë e shëmtuar tërhiqet
në gjumë të thellë
Ndodh një zgjuarje
dhe çdo gjë që mbetet është e vërtetë.
Meqë trupi është i dërrmuar
shpirti bëhet më i fortë.


Më fal Baba sepse e di
ç’bëj.
Dua të dëgjoj Poezinë e fundit
të Poetit të mbramë.