LAJMI I FUNDIT:

Ndahen shpërblimet për 45 nxënësit që shënuan sukses në gara të matematikës dhe të fizikës

Ndahen shpërblimet për 45 nxënësit që shënuan sukses në gara të matematikës dhe të fizikës

Sot janë ndarë shpërblimet për 45 nxënës që kanë shënuar suksese në garat e matematikës dhe fizikës.

Shpërblimet janë ndarë për sukseset e treguara të nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës, përfshirë Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj, Olimpiadën e Matematikës Kosovë – Shqipëri, Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare, Math Kangaroo dhe Kupën Matematike Evropiane.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se shpreson që këto shpërblime të jenë nxitje shtesë për nxënësit që të vazhdojnë të ndjekin prirjet dhe pasionet e tyre dhe që mësimet shkollore dhe dijet e marra t’i përkthejnë pastaj në shpikje të vyera, inovacione kreative dhe metoda funksionale, kudo që do të punojnë në të ardhmen.


“Në këtë sallë qenkemi sot shumë njerëz dhe po të grupoheshin në grupe me nga dhjetë, me siguri do të bëheshim dhjetëra sosh. Në qoftë se këtu do të ishim më shumë se 366 persona, pra aq ditë sa mund t’i ketë maksimalisht një vit, nëse shkurti është me 29 ditë, personi i 367-të, do të mbetej pa një ditëlindje autentike dhe unike edhe në kuptimin teorik të fjalës. Në këtë rast, të paktën ai dhe një tjetër, pra minimalisht dy persona, do ta kishin ditëlindjen në të njëjtën datë.

Ky mund të duket një arsyetim shumë i thjeshtë, aq i thjeshtë, sa që ndoshta edhe trivial, por matematika e ka një emër edhe për këtë, që është Parimi Drikle, sipas emrit të matematikanit gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Piter Drikle.

E kur unë kam qenë student në universitet, mbaj mend, që një problem të ngjashëm matematikor e patëm zgjidhur dhe ai ka qenë diçka kësisoj: Sa veta duhet të jenë minimalisht në një sallë, në mënyrë që gjasat, që së paku dy prej tyre ta kenë ditëlindjen e njëjtë, të jenë mbi 50 për qind? Dhe, nëse nuk gaboj, rezultati është 23, por siç e dini ju që zgjidhni probleme matematikore, duhen 3-4 faqe, për të arritur te ky numri përfundimtar”, tha Kurti.

“Unë i kujtova këto, pak nga përvoja ime, e pak nga ajo çfarë janë mësimet nga matematika, meqë mes matematikanësh e fizikanësh përgjithësisht preferohet të flitet me gjuhën e matematikës. Edhe kur ata janë të rinj, sikurse puna juaj, janë pikërisht në moshën kur shquhen për matematikë, sepse prirjet për matematikë shfaqen përgjithësisht dhe zakonisht qysh në fëmijëri e në rini…”, tha kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori