LAJMI I FUNDIT:

Nga tragjedia ku mbetën të vdekur 133 tifozë, FIFA dhe autoritetet indoneziane kanë vendosur ta rrënojnë stadiumin

Nga tragjedia ku mbetën të vdekur 133 tifozë, FIFA dhe autoritetet indoneziane kanë vendosur ta rrënojnë stadiumin

Presidenti indonezian, Joko Widodo ka thënë se qeveria e tij do të shkatërrojë dhe rindërtojë një stadium të ri, pasi në atë aktual ku 133 njerëz vdiqën në një rrëmujë këtë muaj në një nga fatkeqësitë sportive më vdekjeprurëse në botë, nuk do të luhet më asnjë ndeshje.

Në një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Xhakarta, numri një i futbollit indonezia deklaroi para gazetarëve se këtë vendim e morën bashkarisht.

“Stadiumin Kanjuruhan në Malang do ta shkatërrojmë dhe do ta rindërtojmë sipas standardeve të FIFA-s”, deklaroi JokoWi. “Ne ramë dakord për të transformuar tërësisht futbollin indonezian”.


Presidenti indonezian Joko Widodo shtrëngon duart me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino gjatë takimit të tyre në Pallatin Merdeka në Xhakarta, Indonezi.

Më 1 tetor, tifozët kishin në një përplasje vdekjeprurëse teksa u përpoqën të dilnin nga stadiumi Kanjuruhan në qytetin Malang të provincës Java Lindore pas humbjes së skuadrës vendase Arema nga Persebaya Surabaya. Më shumë se 40 të mitur, vdiqën nga asfiksia.

Pas një hetimi, zyrtarët përfunduan në një raport të botuar javën e kaluar se shkaku kryesor pas incidentit ishte përdorimi i gazit lotsjellës nga policia në stadium – një masë e kontrollit të turmës e ndaluar nga FIFA. Retë e gazit mbytës shkaktuan rrëmujën ndërsa spektatorët e panikuar nxituan drejt portave të daljes, të cilat disa dëshmitarë thanë se Al Jazeera ose ishin të kyçura ose të bllokuara nga policia.

Raporti identifikoi gjithashtu faktorë të tjerë kontribues, duke përfshirë mbushjen e stadiumit përtej kapacitetit, dyert e mbyllura të daljes dhe një vendim nga zyrtarët e ligës për të zhvilluar ndeshjen gjatë natës për të siguruar vlerësime më të mira për një transmetues lokal, pavarësisht kërkesës së policisë për të zhvilluar një ndeshje mes rivalët e ashpër gjatë ditës.

Jokoëi shtoi se kishte rënë dakord me Infantinon për ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si administrohej sporti në Indonezi.

Takimi mes të dyve erdhi pasi Indonezia dhe FIFA ranë dakord për të formuar një grup të përbashkët pune pas tragjedisë së stadiumit dhe ndërsa vendi përgatitet të presë Kupën e Botës U-20 vitin e ardhshëm.

Duke folur së bashku me Jokoëi, Infantino deklaroi se prioriteti i parë i FIFA-s ishte të garantonte sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve në vend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Premier League
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Kalo në kategori