Padrejtësitë që pretendon se bëhen brenda Kazermës “Ushtarët e NATO-s”, në Istog, detyruan edhe një ushtar tjetër të gjeneratës së parë të FSK-së, të largohet nga ky institucion.
Edon Morina, i cili shërbeu për 12 vjet në ushtrinë e Kosovës, bëri kërkesën për demobilizim më 21 mars të 2022-ës.
Arsyeja kryesore se pse e mori këtë vendim, Morina thotë se janë padrejtësitë të cilat pretendon se iu bën aty.
“Padrejtësitë janë në trajnime, padrejtësitë janë në trajnime jashtë vendit, padrejtësitë janë tani në gradime, padrejtësitë janë në vend të punës. Personalisht, padrejtësia ka fillu ditën e fundit të shkollimit, kur veç është dashtë me u shpërnda mirënjohjet, aty kanë fillu. Padrejta kanë qenë, sepse rezultatet e testeve të shkollimit kanë qenë shumë të nalta me 100 për qind, vetëm tri teste, prej 17 lëndëve kanë qenë me 80 për qind, aty dmth është bërë padrejtësia e pare, me disa pretekse. Mirëpo, ato janë të kaluara për mu, kështu që nuk kanë rëndësi”, tha ai për KIKS Kosovën.
Për 12 vjet shërbimi, ai u gradua vetëm një herë.
Gjatë shërbimit të tij në FSK, Morina thotë se është privuar edhe nga e drejta për të marrë pjesë në trajnime.
“Po njëra prej padrejtësive te unë, gjatë 12 vjetëve, nuk kom pas të drejtë me marr pjesë në gara, jo pse nuk kom pas të drejtë, po nuk më kanë leju dmth me marr pjesë në gara. Qëllimi kuptohet që mos me mujt ushtari me e tregu veten se kush është dhe çka është. Sepse aty bëhet teste fizike, teste të inteligjencës, teste me shkrim. 12 vjet nuk kom pas të drejtë me marr, nuk më kanë lon me marr pjesë në gara”, tha ai.
Ndonëse shërbimin ndaj vendit e kishte mision, padrejtësitë të cilat thotë se vazhdojnë ende, ia humbën motivin për të qëndruar në FSK.
“Mu personalisht, jo një, por janë bë me mijëra se unë kam shërby 12 vjet. 12 vjet janë të mdhaja, mirëpo ato janë të kalume për mu. Trajtimi nuk ka qenë i dinjitetshëm, normal ajo. Dmth, ia hupin vlerën, ia hupin motivin ushtarit ata komandantët që fola ma herët, por jo të gjithë, kuptohet. Mirëpo, e keqja dhe fatkeqësia është që po vazhojnë prapë, sipas kolegëve të mi që janë brenda, po vazhdojnë prapë me padrejtësi”, tha Morina.
Kështu, më 21 mars të këtij viti, Morina, derisa ishte në pushim mjekësor, bëri kërkesën për demobilizim.
Në vend të aprovimit, ai pranoi vendimin e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së për përjashtimin e tij nga ky institucion. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Morina ka munguar në punë, duke mos respektuar afatin e pritjes për demobilizim, ani pse ai ndodhej në pushim mjekësor.
“Kërkesën kur e kam bërë për demobilizim, mas dy jave ose tri më është kthy që nuk është respektu kohëzgjatja për pritje për demobilizim, me arsyetimin, mungesë në punë. Por, arsyetimin e kam pasë, sepse unë kam qenë në pushim mjekësor në atë kohë dhe i kam pas letrat, dokumentacionin. Plus, kom bo kërkesë te gjenerali i cili e ka nënshkru, kom bë kërkesë që një arsyetim me ma jep, se pse mu më vjen vendimi që unë jam largu prej FSK-së, kur unë veç kam bërë kërkesë për demobilizim.”
Për të kërkuar një sqarim për këtë vendim, ai kontaktoi edhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, por thotë se nuk mori përgjigje nga ai.
“Kom respekt të madh për FSK, normal kam shërby aty dhe e respektoj shumë. Por, si të ardhme që e shoh aty, besoj që një kohë e gjatë duhet, që me u ndryshu mentaliteti i komandantëve që me u kujdes ma shumë për ushtarë, apo padrejtësi mos me bo”, përfundoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=cFsZbbqvpCM&t=86s
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze