LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë

Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë dhe se masat që i ka sjellë Qeveria janë për uljen e harxhimeve dhe për konsolidim fiskal të shtetit.

“Masat janë për uljen e harxhimeve dhe konsolidim fiskal të shtetit, gjithashtu për rritjen e të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër tjetër nuk kemi thënë se ndonjë të punësuari do t’i ndërpritet marrëveshja dhe se do të mbetet pa punë. Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale”, deklaroi sot Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se qëllimi i drejtorëve të ndërmarrjeve publikeve dhe udhëheqësve të institucioneve shtetërore, është të zbatojnë praktika më të mira për të ulur harxhimet.


“Gjithashtu, të gjitha institucionet duhet të shohin se cili është numri optimal i punonjësve të tyre, sa është sasia optimale e punës që kanë gjatë ditës, sepse të mos harrojmë, nëse punonjësit bëjnë rotacion, tashmë kompanitë private e bëjnë këtë, si dhe në të gjithë botën nëse një pjesë e punëtorëve bëjnë pushime në kohën kur energjia elektrike është më e shtrenjta, nëse i ndërrojnë punonjësit në mënyrë që të ketë punë nga shtëpia, atëherë kostot do të ulen jo vetëm për punonjësit, por edhe kostot që lidhen me operimi, si ngrohja, ndriçimi”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori