LAJMI I FUNDIT:

Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix kishte ikur nga seti i filmit “Her” kur ajo po xhironte skenën e orgazmës

Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix kishte ikur nga seti i filmit “Her” kur ajo po xhironte skenën e orgazmës

Aktorja e njohur amerikane, Scarlett Johansson ka kujtuar reagimin e aktorit Joaquin Phoenix kur ajo po xhironte skenën e orgazmës për filmin e tyre të vitit 2013 “Her”.

“Ne u përpoqëm të realizonim me herën e parë, dhe ai ishte i humbur i gjithi”, tha aktorja në episodin e së hënës të podcast-it “Armchair Expert”.


“Ai u largua nga studio. Ai kishte nevojë për një pushim”, tha ylli i filmit.

Foto: WireImage

Në film, Johansson luajti një sistem operativ telefoni të tipit Siri, Samantha, me të cilën personazhi i Phoenix, ‘Theodore’, ra në dashuri.

Regjistrimi i skenës së tyre të seksit në telefon ishte “i neveritshëm”, u shpreh kandidatja për “Oscar”.

“Ju nuk dëshironi të dëgjoni kurrë zërin tuaj”, tha tutje aktorja 37-vjeçare.

“Ti definitivisht nuk dëshiron të dëgjosh vetën se si tingëllon kur përjeton orgazme dhe definitivisht nuk dëshironi të dëgjoni se si tingëlloni kur keni një orgazëm të rreme”, shpjegoi Scarlett.

Foto: Getty

Johansson nuk luajti fillimisht rolin e Samantha, ylli i “The Talking Dead”, Samantha Morton regjistroi të gjithë dialogun përpara se ajo të zëvendësohej.

“Samantha ishte me ne në xhirime dhe ishte e mrekullueshme”, tha regjisori Spike Jonze për Vulture në qershor 2013.

“Vetëm në post-produksion, kur filluam montazhin, kuptuam se ajo që i duhej personazhit/filmit ishte ndryshe nga ajo që Samantha dhe unë kishim krijuar së bashku”, tha ai.

Foto: Warner Bros

Sa i përket Phoenixit, qëllimi i aktorit 47-vjeçar në xhirimet e filmit ishte të “provonte diçka të ndryshme”, zbuloi ai në një intervistë të shkurtit 2014 për The Guardian.

“E bëra këtë për të rinovuar veten. Në disa mënyra kjo ishte ideja ose shpresa. Nuk e di nëse kisha një plan, por thash se nuk dua të bëjë atë që kam bërë deri tani”, kishte deklaruar aktori për rolin e tij në filmin “Her”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori