LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk është nën hetim federal në lidhje me marrëveshjen e tij për blerjen e Twitter, pretendon Twitter

Elon Musk është nën hetim federal në lidhje me marrëveshjen e tij për blerjen e Twitter, pretendon Twitter

Autoritetet federale po e hetojnë Elon Musk në lidhje me marrëveshjen për blerjen e Twitter me vlerë prej 46 miliardë eurove, bëri të ditur platforma e rrjeteve sociale në një dosje të gjykatës gjatë së enjtes.

Nuk është e qartë se cilat agjenci mund të jenë duke e kryer hetimin, dhe Twitter nuk identifikoi se cilat veprime specifike të Musk mund të jenë duke u hetuar nga zyrtarët amerikan. Dokumenti i Twitter thjeshtë tha se autoritetet po e shqyrtojnë “sjelljen” e Musk në lidhje me marrëveshjen.

Depozitimi i kompanisë e akuzoi ekipin ligjor të Musk se ata dështuan në prodhimin e draft komunikimeve me Komisionin për Sigurime dhe Këmbim dhe për një prezantim në Komisionin Federal për Tregti si pjesë e procesit gjyqësor të vazhdueshëm mes dy palëve në lidhje me atë se nëse Musk mund të largohet nga marrëveshja, raporton CNN, përcjell Telegrafi.


Musk, për herë të parë kishte tentuar që të largohet nga marrëveshja në muajin korrik, duke pretenduar se Twitter kishte shkelur marrëveshjen e përbashkët për blerje duke keqinterpretuar numrat e llogarive “spam” dhe llogarive të rreme në platformën e tyre.

Twitter e paditi Musk për të kompletuar blerjen, duke e akuzuar miliarderin se përdori llogaritë “robot” si një pretekst për t’u larguar nga një marrëveshje të cilën ai e përshkroi si një “pendim” i blerësit pas rënies në treg.

Javën e kaluar, Musk propozoi vazhdimin e marrëveshjes për blerjen e kompanisë në çmimin e rënë dakord në fillim pre 55.52 eurove për aksion.

Gjykatësja që mbikëqyri mosmarrëveshjen më vonë gjatë javës kishte urdhëruar për ndalimin e procedurave gjyqësore deri me 28 tetor pas një kërkese të bërë nga Musk.

Në një përgjigje ndaj padisë të bërë të enjten nga Twitter, Alex Spiro, avokati i Musk, tha se ajo ishte krijuar për të shpërqendruar vëmendjen nga vetë problemet ligjore të Twitter, të cilat u ngritën pasi që ish-shefi për siguri i kompanisë, Peiter “Mudge” Zatko, e akuzoi Twitter-in për dobësi të sigurisë të injoruara prej kohësh. /Telegrafi/