LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Sot nuk ishte dita e vendimit për liberalizimin e vizave

Gërvalla: Sot nuk ishte dita e vendimit për liberalizimin e vizave

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur vendosjen e çështjes së liberalizimit të vizave në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gërvalla ka thënë se “sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara”.

“Diskutimi i mbajtur në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, siç njoftoi edhe Presidenca çeke, ishte shumë pozitiv dhe përkrahës. Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.


Sipas Gërvallës, Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt”.

“Ne e mirëpresim vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit, për herë të parë në këtë formë. Po ashtu falënderojmë Kryesuesen e radhës të Këshillit, Republikën e Çekisë, për angazhimin që procesi të ecë përpara sa më parë. i jemi falënderues vendeve anëtare që shprehin përkrahje për procesin që do duhej përmbyllur me heqjen e barrikadave të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, sot nuk ishte dita e vendimit. Sot ishte dita e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi, i cili  kohë të gjatë ka vendnumëruar, por që tani është në lëvizje dhe drejt zgjidhjes së tij, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës prej kohësh”, ka shkruar Gërvalla.

Mësohet se në mbledhjen e Grupin Punues për Viza të Këshillit të Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Presidenca çeke ka thënë përmes një deklarate se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të mërkurën me konferencë për media për rastin e Liridona Ademaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të mërkurën me konferencë për media për rastin e Liridona Ademaj

Lajme
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Lajme
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet

LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet

Lajme
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Lajme
Kalo në kategori