LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Spitalin e Vushtrrisë, Policia jep detajet

Incidenti në Spitalin e Vushtrrisë, Policia jep detajet
Foto: Arkiv

Një ditë më parë në Spitalin e Vushtrrisë kishte ndodhur një incident ndërmjet një personi që e kishte të shtrirë në spital bashkëshorten me fëmijë dhe gjinekologut Blerim Feka.

E lidhur me rastin sot ka dhënë detaje Policia e Kosovës, gjersa njofton se i dyshuari, mjeku Feka është intervistuar nga Policia.

“Prishje e rendit dhe qetësisë publike. Vushtrri 10.10.2022 – 12:30. Derisa ankuesi mashkull kosovar kishte pasur të shtrirë në spitalin e Vushtrrisë bashkëshorten dhe fëmijën e vet për trajtim mjekësor, i dyshuari mashkull kosovar në detyrë nuk ka lejuar të realizoj vizitë”, thuhet në njoftimin e policisë.


I dyshuari është intervistuar, ndërkaq me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedure të rregullt.

Ndryshe, shefit të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka, i cili të mërkurën u përfshirë në një ngatërresë me babain e një foshnjeje që ndodhet në trajtim mjekësor në këtë institucion shëndetësor do t’i jepet vërejtje nga Këshilli drejtues i Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed”, deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed”.

Sipas përgjigjes së tyre dërguar Telegrafit, pas vërejtjes dhënë mjekut Feka do të presin rezultatet e hetimit nga prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori