LAJMI I FUNDIT:

Vajza u largua duke qarë pasi askush nuk kishte ardhur në ditëlindjen e nënës së saj – por ajo mori një mesazh nga një VIP

Vajza u largua duke qarë pasi askush nuk kishte ardhur në ditëlindjen e nënës së saj – por ajo mori një mesazh nga një VIP

Ditëlindjet shpesh shoqërohen me kohë të lumtura të rrethuar nga miqtë dhe familjarët tuaj më të ngushtë. Një vajzë ishte e mërzitur, prandaj, pasi zbuloi se nëna e saj mbeti vetëm gjatë ditëlindjes pasi asnjë mysafirë nuk u paraqit në festë për të festuar.

Duke iu kthyer shërbimit popullor të transmetimit të videove, TikTok, vajza Addie ndau shqetësimin e saj dhe pranoi se “qau” për sprovën. Në video, TikToker shpjegoi se si nëna e saj kishte ftuar mbi 40 njerëz për të festuar ditën e saj të veçantë, por askush nuk u paraqit në festime.


Megjithatë, për fat të mirë, video mori vëmendjen nga një yll i famshëm i Stranger Things pasi video u bë yll në internet, duke tejkaluar 11.6 milionë shikime që nga postimi.

Addie e përlotur shpjegoi se “Nëna ime organizoi një festë ditëlindjeje dhe ftoi mbi 40 persona. Është ora 17:00, askush nuk u shfaq dhe filloi në 16:00, po qaj”.

@addieraejshe made food and cleaned the whole house too.♬ sunet original – MAYA

Në mbishkrimin e postimit, e bija shkroi se “Ajo bëri ushqim dhe pastroi të gjithë shtëpinë gjithashtu”.

Mijëra përdorues nxituan në komentet për të ndarë trishtimin e tyre në lidhje me kalvarin – me disa që i uruan nënës së zhgënjyer një ditëlindje të lumtur.

Ndoshta mesazhi më befasues nga të gjithë ishte nga ylli kryesor i Stranger Things, Noah Schnapp.

“Unë do të isha atje! Gëzuar ditëlindjen”, shpërtheu A-lister i Hollivudit, raporton themirror.

Një i dytë shkroi se “Unë do të paraqitem vetëm për të, ajo meriton shumë më mirë”.

Duke i qetësuar përdoruesit e mërzitur, Addie ndau një video të përditësuar ku ajo dhe motrat e saj i kënduan për ditëlindjet nënës së tyre.

“Nëna është mirë, është e lumtur, faleminderit për gjithçka që keni thënë”, shtoi ajo në një video tjetër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 2.8 milionë shikime - foshnja provon për herë të parë puren e patateve

Mbi 2.8 milionë shikime - foshnja provon për herë të parë puren e patateve

Fun
Të gjithë po qeshin me një vendkalim për këmbësorë në Serbi

Të gjithë po qeshin me një vendkalim për këmbësorë në Serbi

Fun
Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson

Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson

Fun
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Balona që do t’i dërgojë gjashtë persona në hapësirë për të ngrënë darkë, bileta për një person kushton 495 mijë dollarë

Balona që do t’i dërgojë gjashtë persona në hapësirë për të ngrënë darkë, bileta për një person kushton 495 mijë dollarë

Interesante
Kalo në kategori