LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, katër të lënduar

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, katër të lënduar

E plotësuar: Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën rreth orës 12:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident ka ndodhur të martën rreth orës 12:30 mes dy veturave në rrugën, Prishtinë-Ferizaj.

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, një veturë shihet se është rrokullisur, ndërsa tjera e dëmtuar në pjesën e përparme të saj.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk ka arritur të marr një përgjigje. /Telegrafi/