Liqeni i Shkodrës gjatë këtij viti ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj.
I konsideruar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit ky liqen dallon për ajrin e pastër dhe bukuritë natyrore.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bëri të ditur sot për ATSH-në se “Liqeni i Shkodrës gjatë periudhës janar-shtator u vizitua nga 143 710 vizitorë, nga të cilët 78 800 vendas dhe 64 910 të huaj”.
“Ndër pikat turistike më të vizituara në liqen janë “Syri i Sheganit”, Shiroka, Zogaj. Ndërkohë që numri i vizitorëve është rritur edhe falë sporteve ujore si kanoet,varkat dhe gondolat veneciane që janë zhvilluar gjatë këtij sezoni turistik”, thekson AdZM Shkodër.
Një tjetër atraksion që ka tërhequr më shumë vizitorë është edhe vrojtimi i shpendëve,
“Liqeni i Shkodrës është një pikë mjaft e rekomanduar për të vrojtuar shpendët shtegtarë, një aktivitet që ndërlidh konceptin e udhëtimit dhe eksplorimit të botës së gjallë natyrore”, tha AdZM Shkodër.
Liqeni i Shkodrës ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi. Liqeni ka një breg shumë të larmishëm. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i Bardhë.
Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë.
Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Evropë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga ku merr edhe emrin. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos