Kreu i inteligjencës britanike ka thënë se presidenti “i dëshpëruar” rus Vladimir Putin po humbet luftën me Ukrainën si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Gjithashtu, sipas tij, Putini po përballet edhe me një revoltë të mundshme kundër udhëheqjes së tij pasi trupave “të rraskapitura” po u mbarojnë furnizimet dhe municionet.
Sir Jeremy Fleming, drejtori i agjencisë së inteligjencës, kibernetikës dhe sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, do të pretendojë se lufta po rezultoi keq në vendin e Putinit, pasi rusët e moshës luftarake përpiqen dëshpërimisht të shmangin tërheqjen në ‘luftën e zgjedhur’ të tij, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Në një fjalim në Londër më vonë sot, Sir Jeremy pritet të theksojë se pavarësisht pretendimeve për një ‘fitore të pashmangshme ushtarake ruse’ në fillim të luftës, ‘është e qartë se veprimi i guximshëm i Ukrainës në fushën e betejës dhe në hapësirën kibernetike po e kthen valën (në anën e kundërt)’.
Shefi i sigurisë do të pretendojë gjithashtu se “forcat e Rusisë janë të rraskapitura” dhe se janë bërë të varura nga të burgosurit dhe rekrutët e papërvojë për të zëvendësuar numrat e varfëruar në vijën e frontit.
Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Rusia nisi breshërinë e saj më të madhe të raketave në Ukrainë që nga fillimi i agresionit të saj në shkurt, duke vrarë disa persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në sulme në qytete, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy e quajti Rusinë një “shtet terrorist” pas sulmit dhe tha se kjo tregonte se Kremlini është i dëshpëruar pasi “nuk është i aftë të na kundërshtojë në fushën e betejës”.
Në një video që tallte homologun e tij, presidenti Zelensky tha se pavarësisht nga sulmet, Ukraina kishte arritur të rrëzonte gjysmën e raketave dhe dronëve që synonin vendin e tij, duke shtuar se populli i tij ‘nuk mund të frikësohet’.
Putin pretendoi dje se raketat kishin për qëllim rrjetet ushtarake, energjitike dhe të komunikimit, por Ukraina thotë se ato goditën në fakt termocentralet dhe zonat e ngarkuara civile.
Sulmet mendohet të jenë hakmarrje për një sulm në urën e Kerçit të shtunën, e cila lidhte rajonin e aneksuar të Krimesë me Rusinë kontinentale.
Ura 19 kilometra e gjatë ishte një pjesë kyçe e zinxhirit të furnizimit të Kremlinit dhe shkatërrimi i saj ishte një goditje për presidentin rus Vladimir Putin, i cili e pa atë si një projekt të veçantë dhe një simbol të supremacisë së tij në rajon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Iraku legalizon pedofilinë
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Mashkull dhe femër në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!