LAJMI I FUNDIT:

Rritja e normës së interesit në SHBA rrit rrezikun për rënie ekonomike

Rritja e normës së interesit në SHBA rrit rrezikun për rënie ekonomike

Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke ndikuar në rritje botërore të çmimeve, në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë, duke i prezantuar botës “stuhinë perfekte”.

Kështu ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell duke shtuar se kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit ekonomik.

“Të gjithë po nguten për rritje të normave të interesit – kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit”, ka parashikuar Borrell.


Rritja e vlerës së dollarit amerikan është duke i bërë çmimet e produkteve bazë në shtete tjera gati të përballueshme, përveç nëse bankat qendrore ndjekin shembullin e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara.

Eurozona veçse është duke luftuar rritjen e normës së interesit për të ulur nivelin e inflacionit.

Ndonëse çështjet financiare nuk janë kompetencë e Borrellit, ai ka diskutuar për këtë problem kur ka përmendur krizën e rëndë për ushqime që ka prekur Afrikën dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

“Frikësohem se jemi vetëm në fillim, që kriza ushqimore vetëm sa do të përkeqësohet në disa pjesë të botës”, ka thënë ai.

Vetë bota është bërë më “garuese”, ka theksuar ai, duke përmendur thellimin e rivalitetit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“Gjithçka po bëhet armë: energjia, investimet, informacioni, migrimi, të dhënat”, shton Borrell.

Sipas tij, bota po goditet nga “prirjet autoritare”, sidomos në Kinë dhe Rusi.

Borrell ka thënë po ashtu se BE-ja ka vepruar me mençuri dhe vendosmëri kundër Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe se një qasje e tillë është e nevojshme në më shumë qarqe diplomatike.

“Reagoni. Merrni më shumë iniciativë. Bëhuni gati për guxim”, u ka bërë ai thirrje ambasadorëve, duke përmendur më shumë “vendime që thyejnë tabu”, sa u përket qëndrimeve për luftën në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori