LAJMI I FUNDIT:

​Asambleja Parlamentare e NATO-s viziton FSK-në

​Asambleja Parlamentare e NATO-s viziton FSK-në

Pjesëmarrësit e seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kosovë, të kryesuar nga sekretarja e përgjithshme e Asamblesë Parlamentare, Ruxandra Popa, sot kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj.

Ata u pritën nga shefi i stafit të FSK-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KDS -së kolonel Mehmet Lladrofci.

Gjeneral Dreshaj përshëndeti të pranishmit në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari i cili po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.


Gjeneral Dreshaj me këtë rast prezantoi para të pranishmëve vizionin dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe u diskutua për sfidat dhe kërcënimet në rajon dhe më gjerë, gjithashtu të arriturat e FSK-së bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit, krijimin e kapaciteteve të mbrojtjes me mandatin e ri të FSK-së.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, ata po ashtu u njoftuan edhe me kapacitetet që ofron Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, prezantoi misionin dhe strukturën, kurset dhe trajnimet, planet për të ardhmen, bashkëpunimin bilateral me vendet partnere që po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të KDS-së.

Të pranishmit patën mundësin të shohin edhe disa nga stërvitjet që janë duke u realizuar në KDS.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori