Zëvendësministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se perëndimi duhet ta pranojë realitetin e ri dhe ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit i dha shuplakë partnerëve perëndimor dhe u rreshtua me një kriminel të luftës që kërcënon paqen, madje kërcënon me përdorim të armëve bërthamore.
Këto deklarata Gërvalla i bëri në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.
“Dialogu është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes dhe nëse ndryshohet realiteti kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ndryshojë përmbajtja e dialogut, nëse një palë në këtë tavolinë largohet nga tavolina e BE-së dhe i jep një shuplakë fytyrës partnerëve në perëndim dhe rreshtohet me një kriminel të luftës i cili është duke quar luftën më të madhe në Evropë që nga lufta e dytë botërore, atëherë duhet bërë pyetja: E çka tani, a mund të vazhdojmë tutje thua se nuk ka ndodhur asgjë, çfarë i thotë kjo zotëri Vuqiçit dhe zotëri Putinit, çfarë thotë kjo në sytë e perëndimit, a nuk e dërgon mesazhin që ne perëndimi jemi aq të dobët sa që nuk arrimë të përshtatim lëvizjet dhe veprimet tona, kur dikush rreshtohet me dikën që kërcënon paqen dhe madje kërcëno më përdorim të armëve bërthamore. Evropa duket ta pranojë realitetin e ri kemi të bëjmë me një Rusi brutale agresive, kemi të bëjmë më një lidership serbë shumë agresiv, kemi të bëjmë me një bashkëpunim shumë të ngushtë ekonomik dhe ushtarak të Rusisë dhe Serbisë”, tha ajo.
Sipas saj, në këtë epokë ose duhet të jemi për Evropën, demokracinë, paqen ose me forcat e liga të cilët janë të gatshme të përdorin luftën si mjet për arritjen e synimeve ideologjike, politike.
“Lidershipi i Serbisë ka vendosur që politikën e jashtme të rreshtojnë me regjimin serb. Rishtazi në kaluarën e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë kanë nënshkruar një marrëveshje për këtë rreshtim… Serbia nuk ka probleme vetëm me Kosovën si fqinjë, Serbia me ndihmën e Rusisë në nivelet e ndryshme përpiqet të shkaktojë probleme edhe me fqinjë të tjerë në rajon, të cilët ende nuk janë anëtarë të BE-së nga Mali i Zi tek Maqedonia e Veriut dhe Bosnja”, foli ajo.
“Dialogu me Serbinë nuk ka të bëjë të targat e automjeteve, Evropa nuk është ankuar dhe as nuk ka kërkuar nga Serbia që t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara në dialog”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tha se vetë presidenti rus i referohet Kosovës dhe përpiqet në këtë mënyrë të manipulojë perëndimin, duke shtuar se përdorë shembullin e vendit tonë si një justifikim për aktet e tij kriminale por e vërteta është e kundërta.
“Veprimet agresore të Rusisë, të Putinit në mbarë rajonin jo vetëm që janë agresive por janë edhe të jashtëligjshme. Mosnjohja e vendit tonë i dërgon një mesazh Putinit dhe agjendave të tij, Kosova është vend sovran i njohur ndërkomëtarisht dhe nuk ka asnjë analogji me rajonet e tjera dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, ku disa pakica përfshihen në separatizëm për shkak së në këtë vend ka pushtet demokratik”, tha ai.
Gërvalla foli edhe për solidaritetin e popullit të Kosovës me Ukrainën dhe rreshtimin me ShBA-të dhe BE-në, lidhur me sanksionet që janë vendosur ndaj agresorit rus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk