LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i Honda Civic largohet i relaksuar me një njeri të palëvizshëm mbi kofanon e tij

Shoferi i Honda Civic largohet i relaksuar me një njeri të palëvizshëm mbi kofanon e tij

Tetori do të thotë se Halloween po vjen, dhe kjo zakonisht rezulton në të paktën një ose dy dukuri të çuditshme në jetën e përditshme të njerëzve.

Kuptohet, ato situata janë përgjithësisht të “pafajshme” në natyrë, si fqinjët tuaj të maskuar që marrin një Uber për të shkuar në ndonjë festë. Incidenti i parë këtu qartësisht nuk ka atë atmosferë të “pafajshme”, dhe sinqerisht, nuk ka shumë histori prapa tij.

Pasditen e 5 tetorit, përdoruesi i Twitter-it, Paul Blair, pa një burrë i cili dukej se ishte duke fjetur ose gjendje të ligështuar mbi kofanon e një Honda Civic përballë shtëpisë së tij në Uashington, D.C, përcjell Telegrafi.


Sipas motor1, skena u zhvillua për rreth 20 minuta derisa burri zbriti nga makina dhe filloi ta shkelmonte atë.

Duke folur për motor1, Blair thotë se në atë moment ishte e qartë se një shofer ishte brenda makinës, por është e paqartë nëse shoferi ka qenë aty gjatë gjithë kohës.

Pikërisht atëherë Blair filloi të regjistronte incidentin, dhe atëherë shoferi vendosi të largohej nga aty me burrin ende mbi makinë.

Postimi i tij në Twitter më lart përmban videon, duke treguar burrin të palëvizur në kofanon dhe xhamin e përparmë të një Civic të gjeneratës së nëntë.

Shoferi del ngadalë në rrugë, duke ndaluar për një moment përpara se të kyçet në një kryqëzim aty pranë, të kthehet djathtas dhe të vazhdojë rrugën e tij. /Telegrafi/