LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 mposhtet me rezultat të thellë nga Greqia

Kosova U17 mposhtet me rezultat të thellë nga Greqia

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar humbje 5-0 në udhëtim te Grqeia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në rrethin e dytë të Grupit të 8-të.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Stathis Panikidis.


Grekët e rinj e dyfishuan epërsinë me anë të Stefanos Tzimas, duke e mbyllur kështu edhe pjesën e parë me epërsi.

Në 45 minutat e dytë, Greqia U17 ia doli të realizonte edhe tri gola të tjera, duke i shkaktuarë shpresave tona një humbje të thellë.

Tzimas ia doli të shënonte edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 73-të.

Në minutën e 85-të, rrjetën e Dardanëve të rinj e tundi edhe Grigorios Politakis, për rezultatin 4-0.

Për 5-0 në listën e realizatorëve u fut edhe Christos Mouzakitis (90-të), duke shënuar kështu edhe fundit e një ndeshje të dobët nga ekipi ynë.

Kosova U17 është e fundit, duke mos grumbulluar asnjë pikë, ndërsa lider është Finlanda me tri, aq sa kanë edhe Italia e Greqia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori