LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i sigurisë së Uber-it dënohet për fshehje të një krimi

Ish-shefi i sigurisë së Uber-it dënohet për fshehje të një krimi

Ish-shefi i sigurisë së Uber është dënuar për mos tregimin e një sulmi tek autoritetet amerikane, sulm ky i cili ishte bërë nga hakerët në vitin 2016 në data bazat e kompanisë.

Një juri e gjykatës në San Francisko e shpallën fajtor Joe Sullivan – i cili ishte pushuar nga Uber në vitin 2017 – për pengim të drejtësisë dhe fshehje të një krimi.

Gjithnjë e më shumë, kompanitë negociojnë me hakerat e “ransomware”, përcjell Telegrafi.


Por hetuesit thanë se kompanitë duhet “që ta bëjnë gjënë e duhur” kur ka shkelje në sistemet e tyre.

Dënimi është një përmbysje dramatike për Sullivan, i cili në një pikë të karrierës kishte ndjekur penalisht krimet e lidhura me kibernetikën për zyrën e prokurorit të SHBA-së në San Francisko.

Pas dënimit të Sullivan, avokati i tij David Angeli, tha: “Fokusi i vetëm i z. Sullivan, në këtë incident dhe përgjatë karrierës së tij të shquar, ka qenë garantimi i sigurisë së të dhënave personale të njerëzve në internet,” raporton BBC.

Por prokurorët thanë se kjo çështje është një paralajmërim për të gjitha kompanitë.

“Presim që këto kompani t’i mbrojnë ato të dhëna dhe t’i alarmojnë klientët dhe autoritet e duhura kur të dhëna si këto vidhen nga hakerët”, tha prokurorja e SHBA-ve Stephanie M Hinds. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS - a i keni provuar ato?

Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS - a i keni provuar ato?

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Teknologji
Kalo në kategori