Kovaçevski në takim me kryeministrat dhe liderët e PES, bisedohet për krizën energjetike
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Pragë të Republikës së Çekisë, mori pjesë në samitin e Partisë Socialiste Evropiane (PES) së bashku me kryeministrat e partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike, thonë nga qendra e shtypit të Qeverisë së RMV-së.
Në takim morën pjesë ndër të tjera, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Takimi është në prag të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do t’i kushtojë vëmendje të veçantë krizës ekonomike dhe energjetike dhe mundësive për përballimin e pasojave të saj.
“Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, u diskutua për rëndësinë e kultivimit të vlerave socialdemokratike si themel i shoqërive demokratike.
Politikat e ndërmarra nga kjo Qeveri, të cilat i referohen zhvillimit dhe avancimit të demokracisë dhe lirisë së qytetarëve dhe sigurimit të një shoqërie për të gjithë, janë në thelb politika socialdemokratike, progresive që synojnë zhvillimin dhe përparimin.
Falë punës së përkushtuar dhe politikave progresive të kësaj Qeverie, Republika e Maqedonisë së Veriut nga shtet i robëruar është shndërruar në një demokraci që punon ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe respekton të drejtat dhe liritë e tyre”, thuhet në njoftimin nga shtypi i Qeverisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251