Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) janë pajtuar të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë duke filluar nga nëntori.
Njëzet e tre anëtarët e grupit mbajtën takimin e 33-të ministror për të diskutuar vëllimet e prodhimit. Ky ishte takimi i parë ministror me pjesëmarrje fizike që nga marsi 2020.
Grupi vuri në dukje pasigurinë që rrethon perspektivat e ekonomisë botërore dhe të tregut të naftës dhe vuri në dukje “nevojën për të përmirësuar udhëzimin afatgjatë për tregun e naftës”.
Po ashtu, OPEC+ zgjati kohëzgjatjen e Deklaratës së Bashkëpunimit deri më 31 dhjetor 2023. Takimi i radhës i anëtarëve të OPEC-ut dhe aleatëve jashtë tij është planifikuar për më 4 dhjetor.
OPEC+ kishte ulur prodhimin ditor të naftës së papërpunuar me rreth 10 milionë fuçi në prill 2020 për shkak të rënies së mprehtë të kërkesës pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.
Derisa kërkesa për naftë filluan të rimëkëmbeshin, grupi gjithashtu filloi të lehtësonte këto shkurtime në mënyrë graduale nga prilli 2021.
Vendet anëtare kishin rënë dakord të shkurtonin prodhimin me 100 mijë fuçi në ditë në mbledhjen e mëparshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City