Kontrollohen manipulimet me sasinë dhe çmimet e produkteve, inspektorët e tregut sot dolën në terren
Inspektorët e tregut sot dolën në terren.
Aksioni u realizua në disa nga marketet e Shkupit për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, shkruan Alsat.
Nga Drejtoria e inspektoratit shtetëror të tregut thonë se kanë intensifikuar inspektimet në çdo pikë shitje, pas ankesave të qytetarëve.
Dy nga inspektorët që hasëm në Saraj e mbushën një shportë me produktet që do t’i kontrollojnë me detaje.
Nëse shkruhet se është 470gr dhe ka +/- 5gr veprohet sipas ligjit të Metrologjisë dhe të Ligjit për mbrojte të konsumatorëve, si vepër e mashtrimit të klientëve.
“Sot nuk e bëjmë atë, për momentin kontrollojmë vetëm nëse tregtari i përmbahet vendimeve të Qeverisë për kufizimin e marzhës të prodhimet bazë”, thotë një inspektor.
Hapi tjetër janë dokumentet.
Produktet ushqimore që dyshohet se mund të ketë manipulime eventuale dërgohen në zyrë për t’i shikuar ekuivalentin e çmimit dhe TVSH-së me sasinë dhe marzhën e caktuar në fuqi.
“Inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut janë vënë në terren në marketet dhe shitoret për të kontrolluar produktet ushqimore bazë, të cilat janë në marzhën e qeverisë në këtë krizë ekonomike.
Por, jeta e përditshme e qytetarëve sa vjen e rëndohet.
Ata thonë se dimri vetëm do tu shtoj problemet.
Qytetarët ankohen për çmime të larta, madje edhe të paarritshme për ta.
“Cilësia patjetër të jetë në nivel dhe çmimet solide. Nga buxheti familjar shpenzoj shumë. E si do të jetë dimri? Ah dimri i gjatë, por nuk e dimë si do të ja dalim të kursejmë për tu ngrohur”, thotë një qytetare.
“Unë e shpenzoj gjithë pensioni tim, 18 mijë denarë dhe paga djalit 30 mijë do të thotë 48 mijë denarë në muaj i shpenzojmë e nuk na dalin. A janë të mjaftueshme në këtë krizë, a duhet të ndërmerret diçka? Po duhet ti rritin pensionet dhe pagat për të mundur të ia dalin njerëzit”, shprehet një qytetare tjetër.
Nga Inspektorati shtetëror i tregut mësohet se duhen së paku edhe 2/3 e inspektorëve sa janë aktualisht për të mbuluar gjithë tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Kjo, sipas tyre, nënkupton që Inspektorati në këtë kohë krize po operon me gjithë kapacitetin por është vetëm 1/3 e stafit të tyre profesionistë, të cilët nuk arrijnë në kohë të kontrollojnë tregun e zhvilluar me shumë pika të shitjes në dekadën e fundit. / Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje