LAJMI I FUNDIT:

Po shkonin në një dasmë, 25 të vdekur pasi autobusi ku ishin ata ra në një grykë të Uttarakhand, Indi

Po shkonin në një dasmë, 25 të vdekur pasi autobusi ku ishin ata ra në një grykë të Uttarakhand, Indi

Të paktën 25 persona humbën jetën pasi një autobus që transportonte të ftuarit e një dasme ra në një grykë në Uttarakhand, Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 20 pasagjerë u shpëtuan në një operacion gjatë gjithë natës në vendin e aksidentit në zonën e Pauri Garhwal.


Autobusi, me rreth 45 persona në bord, po udhëtonte përgjatë një autostrade malore në Uttarakhand kur doli nga skaji dhe ra të paktën 500 metra.

“25 persona u gjetën të vdekur në aksidentin e autobusit Pauri Garhwal që ndodhi mbrëmë në zonën Birokhal të Dhumakot. Policia dhe SDRF (Forca Shtetërore e Reagimit ndaj Fatkeqësive) shpëtuan 21 persona gjatë natës; të plagosurit janë shtruar në spitalet e afërta”, ka thënë të mërkurën policia e shtetit.

Policia ka postuar në Twitter pamje nga operacioni gjatë natës, në të cilin ekipet e shpëtimit mund të shihen duke bartur pasagjerët e lënduar.

Presidentja Droupadi Murmu shkroi në Twitter se ishte e dhimbshme nga vdekjet në aksident dhe shpresonte për shërim të shpejtë të të plagosurve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori