Nga: Nick Cave
Përktheu: Fadil Bajraj
Zjarret vazhduan gjatë gjithë natës
Fëmija me fytyrë lakuriqi u shfaq në dritare
Dhe më pas u zhduk në dritat e përparme
Isha në gjysmë të rrugës për në bregun e paqësorit
Të kisha lënë të përmalluar
Duke u përgjëruar si fantazmë
Ka pak vend për çudi, tash,
Po ashtu ka edhe pak vend për egërsi
Ne zvarritemi në plagët tona
Gati mbërriva në Malibu
Do ta blej një shtëpi lart në kodër
Me një pishinë në formë loti dhe një revole që vret
Sepse thonë se është një lëneshë që bredh në këto anë
Me një gjenerator të tmerrshëm zemërimi për zemër
Se ajo është e bardhë dhe e rrallë
Me bollëk i ka të gjitha llojet e të këqijave
Dhe s’ta lë vendin askund gjatë gjithë ditës së lume
Ama natën shtrihet duke u dridhur në krahët e mi
Dhe tash sall po pres të vijë koha ime
Dhe tash sall po pres të vijë koha ime
Dhe tash sall po pres vendin tim në diell
Dhe tash sall po pres të vijë paqja
Dhe tash sall po pres të vijë koha ime
Dhe tash sall po pres të vijë koha ime
Dhe ne zvarritemi në plagët tona
Gati mbërriva në Malibu
Dhe e di se koha ime do të vijë së shpejti
Sall po pres të vijë paqja
Gati mbërriva në Malibu
O shpirt, ne jemi në arrati, ne jemi në arrati
Në gysmë të rrugës në Bregun e Paqësorit
Epo tash të flije si fantazmë
Në plagët tua
E dashur ëndrrat tua janë pjesa jote më e çmueshme
I mbaj me vete në zemër
E dashur ëndrrat tua janë pjesa jote më e çmueshme
I mbaj me vete në zemër
Diku, nuk e di
Tash po qëndroj në breg
Të gjitha kafshët enden nëpër plazhe
Krijesat e detit dalin nga deti
Ndërsa unë po qëndroj në breg
Të gjithë fillojnë të ikin
Fëmija lëshon kovën dhe lopatën e tij
Dhe ngjitet në diell
Kisa kishte një bebe, po foshnja vdiq
Shkon te fshatarët, u thotë: “Bebja ime është e sëmurë!”
Fshatarët tundin kokën dhe i thonë:
“Më mirë varrose beben tënde në pyll shpejt.”
Është rrugë e gjatë për të gjetur qetësinë e mendjes, qetësinë e mendjes
Është rrugë e gjatë për të gjetur qetësinë e mendjes, qetësinë e mendjes
Kisa shkoi në bjeshkë dhe pyeti Budën
“Bebja ime është e sëmurë!” Buda i tha: “Mos qaj,
Shko në secilën shtëpi dhe merre nga një kokërr sinapi,
Por sall nga ajo shtëpi ku askush nuk ka vdekur.”
Kisa shkoi në çdo shtëpi të fshatit
“Bebja ime i ka punët edhe më keq” qante e gjora Kisa
Ama Kisa kurrë nuk e mblodhi asnjë kokërr sinapi
Sepse në çdo shtëpi, dikush kishte vdekur
Kisa u ul në sheshin e vjetër të fshatit
Përqafoi beben e saj dhe qau e qau
Ajo tha se të gjithë po humbasin gjithmonë dikë
Pastaj u fut në pyll dhe varrosi fëmijën e saj
Të gjithë po humbasin dikë
Të gjithë po humbasin dikë
Është rrugë e gjatë për të gjetur qetësinë e mendjes, qetësinë e mendjes
Është rrugë e gjatë për të gjetur qetësinë e mendjes, qetësinë e mendjes
Dhe tash sall po pres të vijë koha ime
Dhe tash sall po pres të vijë paqja
Që të vijë paqja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje