Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se qeveria e Shqipërisë nuk vendos për komunitetet teksa u pyet nëse presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar të heqë Kreun e Komunitetit Mysliman.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama theksoi se Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim.
“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete”- tha Rama.
Numri një i qeverisë, po ashtu tha se nuk e ka në dorë qeveria hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
“Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë dhe nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman turk dhe janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me komunitetin Mysliman shqiptarë dhe i vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert, nuk e vendos qeveria e Shqipërisë”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama ka folur edhe për raportet me presidentin e Turqisë.
Ai ka thënë se Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se presidenti turk nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.
Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë dhe në rastet konkrete, është vepruar sipas ligjeve në vend.
“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike. Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai. /Euronews Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova