LAJMI I FUNDIT:

Pas gjashtë ditëve kërkime, gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Pas gjashtë ditëve kërkime, gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Gjashtë ditë pas aksidentit, ekipet e ndërhyrjes dhe vullnetarët lokalizuan trupin e viktimës brenda ujërave të lumit Vardar në kilometrin e tretë nga vendi i aksidentit, përkatësisht në afërsi të kazermës së Tetovës.

Trupi u identifikuar nga familjarët, ndërsa më pas iu dorëzua mjekësisë ligjore. Për momentin, nuk ka pista dyshimi mbi pasojat e aksidentit.


“Sot rreth orës 10:50 kanë gjetur trupin e pajetë në ujërat e lumit Vardar të 22 vjeçarit nga Kumanova i cili më datën 27 të muajit kaluar pas një aksidenti ka dalë nga rruga dhe me veturën e tij të markës “golf” me targa të Kumanovës ka përfunduar në ujërat e lumit Vardar. Pas identifikimit trupi i pajetë me urdhër të prokurorit kompetent është dorëzuar për autopsi dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha Fatmir Rexhepi, SPB Tetovë.

Pas autopsisë trupi do t’i dorëzohet familjes për procedurën mortore. Erdan Ramadani ishte student në Universitetin e Tetovës, kontaktin e fundit me familjen e kishte mëngjesin e 27 shtatorit. Ditën e kobshme, sipas familjarëve Erdani ndodhej në Tetovë për bërë pagesën e semestrit vijues. Veçmas autoriteteve, në aksionin e kërkimit të trupit të viktimës u përfshinë edhe qytetarë vullnetarë nga rrethina e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori