Dyert e institucioneve të arsimit do të hapen nesër (e hënë) për nxënësit, pas pesë javëve grevë.
Kështu kanë vendosur sindikalistët të cilët morën vendim për pezullim të grevës deri në janar të vitit 2023.
Në një konferencë për media të shtunën, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar zyrtarisht se kanë pezulluar grevën e nisur më 25 gusht në administratën publike dhe në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka bërë thirrje Qeverisë që këta tre muaj t’i shfrytëzojë për të dialoguar me sindikalistët.
“Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga Qeveria për dialog, sepse janari i vitit 2023 vjen shpejt, por nuk është mirë të ndodhë prapë greva si kjo e tanishme”, ka thënë ai.
Grevistët vazhdojnë të kërkojnë shtesën prej 100 eurove, deri sa të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave.
Kërkesa e dytë është Ligji i skemave pensionale të financuara nga shteti, të bëhet plotësim ndryshimi i tij duke eliminuar kërkesën e 15 vjetëve si kontribut dhënës para vitit 1990 gjegjësisht 1999 për arsimin deri në fund të nëntorit 2022.
Dhe, kërkesa e fundit është që deri në fund të këtij viti të miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit të sigurimeve shëndetësore ose në të kundërtën të fillojë zbatimi i ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2023.
Greva e stërzgjatur, pasojat i bartin nxënësit
Pas pezullimit të grevës pas pesë javëve, ka reaguar Këshilli i Prindërve të Kosovës. Në reagimin e tyre thuhet se pas pesë javësh greve, drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës duhet ta pyesin veten dhe njëri-tjetrin se a mund të ndjehen krenarë.
“E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, kanë deklaruar nga Këshilli i Prindërve.
Kujtojmë se Këshilli i Prindërve të Kosovës, paralajmëroi se do t’i çregjistronte fëmijët e tyre nga shkollat publike nëse procesi mësimor nuk fillon më tre tetor.
Ata kanë theksuar se greva po lë mbas shumë pasoja.
“E nisur në momentin më të papërshtatshëm, greva po lë mbas shumë pasoja që do të ngelen nëpër shkolla. Raporte kolegiale të krisura, trekëndëshi fëmijë-mësimdhënës-prindër i ndrydhur dhe edhe një vit shkollor i çakorduar plotësisht”, kanë deklaruar nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Kompensimi i orëve ende në pikëpyetje
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka mirëpritur vendimin e mësimdhënësve që greva në arsim të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm.
Nagavci ka thënë se kalendari shkollor duhet të ndryshohet, duke kërkuar kompensim të orëve mësimore.
“Kalendari i vitit shkollor duhet të ndryshohet, andaj menjëherë të hënën, dt.3 tetor, do të formojmë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ”, ka thënë ajo.
Kryesindikalisti i mësimdhënësve, Jasharaj, ka theksuar se nuk do të këtë kompensim të orëve të humbura.
“Ashtu siç e parasheh Kontrata Kolektive, nuk do të kompensohen orët e humbura. Andaj, edhe i kërkoj Ministrisë së Arsimit që të mos bëjë kërkesa”, ka thënë ai në konferencë.
Kundër kompensimit të orëve janë deklaruar edhe prindërit. Në fillim të shtatorit, Këshilli i Prindërve i Kosovës ka njoftuar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë ditëve të fundjavës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'