Arsyeja pse ka kaq numër të lartë të pozitave me ushtrues detyre në institucione publike, sipas opozitarëve qëndron në atë se pushteti nuk po arrin t’i zgjedhë ende njerëzit e vet.
Mergim Lushtaku, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se po shihet qartë tendenca e partisë në pushtet për të sjellë njerëzit e vet.
“Ne me ligj e kemi të qartë qe vetëm 60 ditë lejohet me qenë zëvendësues, i mjafton menaxhmentit edhe Politikës që të ketë një procedurë ligjore për rekrutim, po shihet qartë që me siguri këta nuk i kanë njerëzit adekuat që i plotësojnë kriteret e tyre dhe t’i emërojnë dhe të kemi pastaj emërime politike”, u shpreh ai.
Lushtaku shtoi, se Qeveria Kurti haptazi po bënë largime, linçime të njerëzve dhe sipas tij kjo po dëmton administratën.
“Po shihet qartë që nuk ka rezultat tjetër, pasi largimi, zëvendësimi, denigrimi, linçimi i qeverise Kurti është ndonjëherë haptazi. Besoj që në këtë aspekt është problemi kryesor, ata nuk i kanë njerëzit që i plotësojnë kriteret për ti nxënë këto vende kyçe dhe ata po mundohen t’ia zgjasin mandatin atyre zëvendësueseve deri sa t’i plotësojnë ato kritere dhe kjo si pasoj e sjelle administratën në një performance të keqe që ndikon drejtpërdrejtë tek qytetaret dhe bizneset sepse janë pozita kyçe për pas një përformance dhe një shërbim më të mirë tek qytetarët”, ka thënë Lushtaku, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Se mund të ketë një prapavijë politike me gjithë këto pozita të larta drejtuese, e thotë edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, duke aluduar në dështim të qëllimshëm të proceseve.
“Po tani në qofte se dëshmohen proceset ku personat meritor edhe në komisione e edhe përmes komisioneve të tyre, do të thotë ka pasur raste ju e dini p.sh procesin e dështimit të zgjedhjes së organit shqyrtues të prokurimit, ku një komision i caktuar nga ana e qeverisë e ka bo përzgjedhjen e kandidatëve dhe kur kanë ardhur ata kandidatë është dështuar procesi, pra kur kanë ardhur tek pika finale e zgjedhjes së tyre. Tani e vetmja mund të jetë kjo arsyeja”, u shpreh ajo duke theksuar se shqetësuese është edhe numri shumë i vogël i aplikantëve në pozita të larta, duke thënë se gjithmonë ka pasur më shumë interesim.
“Unë konsideroj që mund të ketë një prapavijë është keq menaxhim i proceseve të tilla por kjo i kushton institucioneve dhe i kushton qytetareve sepse ata i paguajnë dhe përballen me konsekuencat e mosekzekutimit të politikave dhe projekteve të ndryshme që mund t’i kenë këto institucione”, ka thënë tutje Bajrami.
Se mund të ketë tendenca për të vendosur njerëzit e vetë në këto pozita ka thënë edhe Drejtoresha Ekzekutive nga Lëvizja, Mexhide Demolli- Nimani.
“Tendenca e secilës qeveri me të marr pushtetin ka qenë që në pozitat kyçe të kenë njerëzit e vet, nuk ka pas ndonjë dallim në të kaluarën e fatkeqësisht nuk po shihet që do bëj diferencën as kjo qeveri e tanishme, do të thotë në të njëjtin avaz po shkon sikurse qeveritë e kaluara, që personat e tyre, personat qoftë edhe militantët ti quaj ashtu apo anëtarësinë e tyre ti vendosin në pozita të larta drejtuese”, është shprehur ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër