LAJMI I FUNDIT:

Votohet vazhdimi i gjendjes së krizës në sektorin energjetik në Maqedoni

Votohet vazhdimi i gjendjes së krizës në sektorin energjetik në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së 86-të, votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje në Shkup.

Me 83 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” u votua vazhdimi i afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike, ndërsa me 86 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, u votua propozim-vendimi për vazhdimin e afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë së ngrohjes, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes në tregun e energjisë së ngrohjes.

Sot nuk u hap debati për pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës së mbledhjes së 86-të – Propozimi i planit hapësinor të Parkut Kombëtar Pelister 2016-2030 dhe Propozimi i ligjit për ndryshime të Ligjit për Disiplinë Financiare, për shkak të asaj që komisionet amë ende nuk i kanë shqyrtuar ato propozime. Vazhdimi i mbledhjes do të caktohet për ditë tjetër.


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori