LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një çiklist 55-vjeçar në autostradën Tetovë – Shkup

Humb jetën një çiklist 55-vjeçar në autostradën Tetovë – Shkup
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Një çiklist 55-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën sot rreth orës 13:20 në magjistralen Tetovë-Shkup, njofton policia e Tetovës.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës në afërsi të mbikalimit “Dobarskit”.


“Çiklisti N.R.(55) nga Shkupi ka goditur kamionin “Volkswagen Krater” me targa të Shkupit i cili është ndalur për shkak të defektit. Në aksident çiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ambulancës së Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Lajme
Banorët e lagjes

Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinë, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Lajme
IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

Lajme
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori