LAJMI I FUNDIT:

Sqaron Agusholli: Nuk jam distancuar nga LVV, përdora ulëset që ishin të lira në Kuvend për qasje më të lehtë në bufe

Sqaron Agusholli: Nuk jam distancuar nga LVV, përdora ulëset që ishin të lira në Kuvend për qasje më të lehtë në bufe

Gjatë seancës plenare të së enjtes dy deputetët e LVV-së, Gramos Agusholli dhe Eman Rrahmani janë ulur në anën e majtë të sallës së Kuvendit të Kosovës, ku në bazë të protokollit e kanë vendin deputetët e opozitës, përkatësisht partisë së tretë dhe të katërt të renditura nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Një lëvizje e tillë e deputetëve ngjalli dyshime në lidhje me raportet e tyre me LVV-në.


Mirëpo vet Agusholli ka mohuar të ketë ndonjë distancim nga LVV.

“Sa i përket fotos që ka dalë mund t’iu them se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet që kanë dalë. Distancë në LVV nuk ka pas asnjëherë, që të rritet ajo. Thjesht, shpesh gjatë seancave i përdorim ato ulëse që janë të lira, që askush nuk i përdorë zakonisht, dhe ulemi që me pas qasje më të lehtë që me dalë në bufe apo çfarëdo koftë ajo”, ka thënë ai për Kanal10.

Ulja e deputetëve gjatë seancës plenare të së enjtes

Kujtojmë që Agusholli dhe Rrahmani bashkë me disa deputetë të tjerë të LVV-së kanë votuar kundër Projekt-Kodit civil në Kuvendin e Kosovës duke pamundësuar procedimin e mëtejmë.

Një qëndrim i tillë është interpretuar si përçarje brenda grupit të LVV-së.

Kujtojmë shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës i ka vendet në qendër të Kuvendit.

PDK, si partia e dytë e Kuvendit të Kosovës është e vendosur në anën e majtë të Kuvendit, derisa LDK e AAK në anën e djathtë të Kuvendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori