LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët japin mendimin pasi 16 gropa gjigante hapen brenda disa muajsh në një rajon të Turqisë

Ekspertët japin mendimin pasi 16 gropa gjigante hapen brenda disa muajsh në një rajon të Turqisë

Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi një thatësirë shkaktoi “shembjen e gurit gëlqeror”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet tregojnë vrimat e mëdha në një fushë në Luginën e Konyas, e cila u formua në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Vrimat e tilla janë gropa në tokë dhe kur bie shi, i gjithë uji qëndron brenda dhe zakonisht derdhet në nëntokë.


Sipas ekspertëve, krateret më së shpeshti ndodhin në ‘terren karstik’ ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësore që qarkullojnë nëpër të.

Një ekspert, Fetullah Arık nga Universiteti Teknik i Konias (KTÜN), ka thënë se tani ka më shumë se 2600 gropa në Rrafshin e Konyas dhe ka paralajmëruar kundër përdorimit të pakontrolluar të ujërave nëntokësore.

Numri i gropave po rritet çdo ditë në rrethet Cihanbeyli, Yunak, Kulu, Sarayönü dhe Kadınhanı.

Këto janë ekzaminuar nga ekspertë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe KTÜN.

Sipas studimeve, gropat tani po lëvizin në vende të tilla si zonat bujqësore, zonat e banuara dhe zonat e investimeve në energji, të cilat paraqesin më shumë rreziqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Kalo në kategori