Kriza energjetike dhe çmimi i rrymës ka qenë temë e përplasjeve të sotme të deputetëve të opozitës me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, gjatë seancës për pyetje deputetësh. Deputeti Bojan Stojanovski, ka akuzuar se, pushteti bën furnizimi në katër sy. Sipas tij, 80% e furnizimeve në katër sy janë lidhur nga SHA Elektranat e Maqedonisë që të vjedhin para, ndërsa afaristët do të vazhdojnë të paguajnë rrymë me çmim shumë më të lartë, për shkak se nuk pranohen oferta e Mickoskit për çmim më të ulët. Ai ka ftuar kryeministrin që të thirr në takim Mickoskit, për t’ua dhënë kontaktet nga të cilët nuk do të kenë interes partitë, por qytetarët.
“Kjo që ndodhë, kjo injorancë, kjo është amatorizëm në udhëheqjen e shtetit dhe e paguajnë qytetarët. Pse?! Sepse dikush nuk dëshiron të pranojë ofertë nga dikush që është superior në njohjen, në kontakte, i cili nuk ka asnjë interes, t’i ofrojë kontaktet që afaristët të paguajnë çmim dyfish më të ulët për energensat, që të mund këta këtu të shpallin tenderë dhe të vjedhin para në katër sy”, deklaroi Bojan Stojanovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri thirrje që ato kontakte të dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë që të shqyrtohen ofertat, të shqyrtohen nga ana e komisioneve cila është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nëse është oferta më e mirë do të pranohet.
“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtueshmëri me ligjin ka treg të rregulluar për energjinë elektrike dhe ka treg të liberalizuar të energjisë elektrike. Në tregun e rregulluar janë të gjitha amvisëritë dhe të gjithë konsumatorët e vegjël, mbi 70 mijë kompani. Atë që e kemi bërë në mënyrë shtesë është që në tregun e rregulluar, ndërsa që të mos ketë disbalansë të vendosen shkollat fillore dhe të mesme ndërsa qendrat shëndetësore të vendosen te EMV shiti që të kenë çmim sa më të ulët nga ajo që do të paguanin, nëse nuk kanë furnizues”, tha Kovaçevski.
Ndërkohë, seanca e sotme për pyetje deputetësh filloi me fyerje dhe ofendime mes deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kovaçkit dhe kryeministrit Kovaçevskit. Kovaçki akuzoi kryeministrit për dezertor dhe paaftësi të përjetshme për dezertim nga armata në vitin 2001, ndërsa kryeministri i është përgjigjur ashpër duke akuzuar deputetin në fjalë se është kodosh dhe dezertor, i cili ka spiunuar shtetin e vet./KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime