LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve në Kosovë

Javën e ardhshme pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve në Kosovë

Javën tjetër pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke shtuar se edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti.

“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja”, ka shkruar ajo në Facebook.


“Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme”.

Tutje, ka thënë se Ministria e Arsimit është në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja.

“Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u rinovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse, edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka përfunduar Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori