LAJMI I FUNDIT:

Musliu dyshon se polici serb që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë po mbahet nën vëzhgim nga Serbia

Musliu dyshon se polici serb që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë po mbahet nën vëzhgim nga Serbia

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se Serbia po e mban nën vëzhgim Vladimir Markoviqin, policin serb i cili ka dëshmuar për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet Markoviq dhe thotë se në këmbë ka të vendosur një GPS që simbolizon kontrollin e lëvizjes së tij.

“Ky është Vladimir Markoviq, i cili në këmbë e ka të ngjitur një GPS që simbolizon kontrollin e tij të lëvizjes ose arrestin shtëpiak…”, ka shkruar Musliu në Facebook.


A po e mbajnë këtë dëshmitar potencial serbët nën vëzhgim… Mirëpo, kësaj radhe RTK ia kishte luajtur lojën regjimit të Vuçiqit, sepse intervista ishte bërë shumë më herët. Me aq sa di unë, dëshmitari Markoviq ka dhënë dëshminë e tij edhe në Prokurorinë e Kosovës”.

Në një intervistë për emisionin “Udhëve” në RTK, Markoviq ka rrëfyer krejt atë që ka parë. Në këtë intervistë të realizuar para një viti e gjysmë, ky dëshmitar ka treguar edhe për varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh në Serbi.

“Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, ka thënë Vladimir Markoviq.

Menjëherë pas kësaj interviste, ai ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Shtetit në Kosovë, por edhe në Serbi, sapo është kthyer, është marrë në pyetje nga shteti i tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori