LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski dhe Xhaferi urojnë boshnjakët për Ditën Ndëkombëtare: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë

Pendarovski dhe Xhaferi urojnë boshnjakët për Ditën Ndëkombëtare: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë

Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot u kanë dërguar urim pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në vend me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Ata thonë se kjo është një nga festat që simbolizon pasurinë multietnike të RMV-së.


“Kjo ditë është një nga festat e rëndësishme që simbolizon pasurinë e identiteteve etnike, fetare, gjuhësore dhe kulturore nën qiellin tonë. Në atdheun tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne e kuptojmë diversitetin e identiteteve jo si dobësi, por si forcën dhe vlerën tonë më të madhe. Prandaj, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ne investojmë në fillin e gjithëpërfshirjes që mban bashkë etnitë e ndryshme për të mirë apo për keq”.

“Ne jemi krenarë që ju, boshnjakët, jeni pjesë përbërëse e shoqërisë sonë, por edhe një lidhje e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut me vendet ku jetojnë bashkatdhetarët tuaj. Besoj se vetëm të bashkuar do t’i kapërcejmë të gjitha sfidat shëndetësore, politike dhe ekonomike dhe do të realizojmë vizionin e një Republike të qëndrueshme dhe të begatë të Maqedonisë së Veriut. Më lejoni që edhe një herë t’ju uroj 28 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe t’ju uroj shumë shëndet, gëzim dhe lumturi”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Ndërsa sipas kryeparlamentarit Xhaferi, kjo është me siguri periudha më turbulente e historisë më të re botërore dhe me siguri rrjedha dhe zhvillimi i ngjarjeve do të lë pasoja globale në paqen dhe demokracinë botërore

“Kanosjet ndaj shëndetit dhe ekonomisë gjithsesi i ndjemë, mirëpo sfidat me siguri nuk përfundojnë këtu. Në dukje është faza e testimit të sërishëm të unitetit tonë, gatishmërisë dhe përvojës sonë si shtet, si institucione dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tejkalimin e vështirësive dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të gjithë”.

“Prandaj, me mirëkuptim të plotë dhe respekt ndaj dallimeve si gjuha, kultura, folklori dhe tradita e çdo bashkësie etnike e cila është pjesë e pandashme e thelbit të shtetit tonë të përbashkët, të bëhemi shembull për atë se si ndërtohet shoqëria multietnike, multitkulturore dhe multikonfesionale, shtëpi e përbashkët për të gjithë. Vetëm kështu do e realizojmë qëllimin tonë të përbashkët të kemi ardhmëri të sigurt për gjeneratat tona të ardhshme”, potencon Xhaferi në urim.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori