LAJMI I FUNDIT:

Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, MPJD tregon arsyen

Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, MPJD tregon arsyen

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar sot hyrja në Kosovë, për shkak të gjuhës që po përdor dhe deklaratat e tij dezinformuese në raport me Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës me datën 27 shtator 2022.


Sipas MPJD, mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petkoviqit të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, e lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Sipas MPJD Qëndrimet e përsëritura të Petkoviqit ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes.

“Shpresojmë që në të ardhmen Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori