LAJMI I FUNDIT:

Rashidi: Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë

Rashidi: Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Partia nuk ka diskutuar për hyrje të mundshme në qeveri, nëse diçka merret si ofertë, organet partiake mund ta diskutojnë dhe ta shqyrtojnë. Përderisa nuk ka një gjë të tillë, është spekulim i pastër”.

Këtë e deklaroi sot deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, në lidhje me hyrjen e ASH-së në Qeveri.

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Aktualisht jemi të angazhuar në strukturimin e partisë kudo që jetojnë votuesit tanë. Kjo është më e rëndësishmja për momentin”, tha Rashidi.


Ai në konferencën për shtyp akuzoi se zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i ndërmarrjes së “Rrugëve Shtetërore” Ejup Rustemi, ia dhanë tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 “Konsorciumit IGH” nga Zagrebi, në pronësi të oligarkëve rusë të afërt me Vlladimir Putinin dhe FSB-në ruse, por siç tha, “për fat të mirë kontrata dështoi sepse “Instituti IGH” nuk depozitoi në kohë garancinë bankare të parashikuar në marrëveshje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori