Zyrtarë të lartë të insitucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave donatore dhe ekspertë të pylltarisë po diskutojnë për rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë e vendit si dhe për promovimin e menaxhimit dhe qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve.
Në forumin debatues të organizuar nga programi për pylltari që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, zbatuar nga FAO, u theksuan sfidat dhe propozimet afatgjate për mbrojtjen e resurseve dhe zhvillimin e sektorit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci theksoi se forume të tilla debatuese janë më se të nevojshme sidomos në kohë të tilla kur pyjet po marrin rol të veçantë në zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe atë social.
“Kosovën e përbëjnë pyjet, pothuajse me gjysmën e territorit të vet. Andaj, na duhet të mendojmë disa herë para se të veprojmë një herë, në mënyrë që natyra me të cilën jemi bekuar, të mos vuaj nga veprimet dhe mos-veprimet tona. Pyjet janë pasuri kombëtare dhe njëherit janë pasuri për të cilën do thirremi në përgjegjësi nga gjeneratat që vijojnë. Andaj duhet patur kujdes në cdo hap që hedhim, për cdo degë të prerë, për cdo trung të mbjellur”, tha ministri Peci.
Eksperti ndërkombëtar i FAO-s për pylltari, Ekrem Yazici theksoi se pylltaria është një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. “Ne bashkarisht duhet të vlerësojmë se a kemi qeverisje të mirë dhe strukturë të mirë institucionale, si dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm për përmirësimin e gjendjes”, tha Yazici, duke ofruar gatishmërinë e FAO-s për mbështeje përmes programit që është duke u zbatuar aktualisht.
Gjatë forumit debatues janë përmendur nevoja urgjente për ndaljen e prerjeve të parregullta dhe ilegale në pyje, organizimin e edukimit profesional për pylltari dhe trajnime të përhershme për personelin e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe të komunave, zvogëlimin e informalitetitt dhe rritjen e buxhetit dhe investime për sektorin e pylltarisë. Pjesëmarrësit e forumit po diskutojnë poashtu për rëndësinë dhe nevojat për reformë institucionale si dhe edukimin në pylltari.
Forumi debatues për sektorin pyjor në Kosovë është i treti me radhë i dhe ka për qëllim të ofrojë konkluzione dhe rekomandime të shoqëruara me veprime të qarta në përmirësimin e gjendjes në sektorin pyjor të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet