LAJMI I FUNDIT:

Porsche Boxster 2025 elektrik do të jetë një ‘roadster’ me performancë të lartë

Porsche Boxster 2025 elektrik do të jetë një ‘roadster’ me performancë të lartë

Porsche Boxster 2025, vetura elektrike e cila besohet se do të quhet Boxster Spyder RS, “mishërimi” më i fundit i 718 do të jetë versioni më i fortë i modelit të konvertueshëm deri më sot.

E çfarë do të vijë më pas, është ajo se do të jetë një veturë krejtësisht e ndryshme pasi shtëpia e Zuffenhausen tashmë ka njoftuar se makina e saj më e vogël sportive do të jetë krejtësisht elektrike.

Prandaj, Porsche do të aplikojë një strategji të ndryshme në krahasim me 911, i cili fillimisht do të dalë në versionin hibrid përpara se të humbasë “ICE-n” e tij pas vitit 2030, raporton motor1, transmeton Telegrafi.


Për të sinjalizuar ambiciet e saj për veturat elektrike, Porsche prezantoi konceptin Mission R rreth një vit më parë si një makinë garash plotësisht elektrike me aerodinamikë agresive dhe afro 1000 kuaj fuqi.

Boxster EV pasues nuk do të jetë aq dramatik, por disa nga shenjat e stilit të Mission R mund të transferohen në modelin e ri.

Versioni i prodhuar do të përdorë një përshtatje të platformës elektrike të ardhshme Premium Electric (PPE) të bashkë-zhvilluar me Audi, që do të thotë se disa nga përmasat do të ndryshojnë pasi të largohet platforma e vjetër ICE. /Telegrafi/