LAJMI I FUNDIT:

Pas përfundimit të edicionit të 14-të të PriFest, Dua Lipa kujton regjisoren Vjosa Berisha

Pas përfundimit të edicionit të 14-të të PriFest, Dua Lipa kujton regjisoren Vjosa Berisha

Ditën e djeshme (e diel) ka qenë nata e fundit e edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit -PriFest.

Nën moton “For Her” – ky edicion i është dedikuar drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti.


Producentja, sivjet nuk i mungoi vetëm Festivalit, por edhe të gjithëve njerëzve që e kanë njohur nga afër e kanë punuar me të.

Pas përfundimit të këtij Festivali ka qenë djali i të ndjerës, Lekë Berisha, i cili ka bërë një postim falënderues në rrjete sociale.

Rina Krasniqi shpallet aktorja më e mirë në PriFest me filmin “Virgjëresha Shqiptare”
Lexo po ashtu Rina Krasniqi shpallet aktorja më e mirë në PriFest me filmin “Virgjëresha Shqiptare”

“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të PriFest për punën e palodhshme”, ka thënë ai.

“Na keni lehtësuar sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush Fatos Berisha që ke arritur të organizosh kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive. Ota është shumë krenare me ty. Ju dua më së shumti”, përfundon shkrimi i Lekës.

Foto: Screenshot/Instagram

Këtë postim e ka shpërndarë në InstaStory edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Ota, PriFest. ForHer”, ka shkruar Lipa.

Foto: Screenshot/Instagram

“Virgjëresha Shqiptare” ndërkaq ka qenë filmi që mori çmimin kryesor atë “Vjosa Berisha”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori