LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i NASCAR tërbohet ndaj një shoferi tjetër pas një aksidenti

Shoferi i NASCAR tërbohet ndaj një shoferi tjetër pas një aksidenti

Një garë NASCAR në Virxhinia kaloi në dhunë  pasi një shofer goditi me grusht një rival dhe goditi makinën e tij në shenjë hakmarrjeje pasi rivali i tij i tregoj atij gishtin e mesit.

Shoferi Andrew Grady u pa duke gjuajtur me grushte përmes dritares së makinës së kundërshtarit Davey Callihan pasi të dy shoferët ishin futur në fushën e brendshme në Martinsville Speedway të shtunën.


Grady arriti të hiqte rrjetën e dritares në makinën e Callihanit dhe e goditi me grushte në kokë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Pas sherrit, Grady dha sqarimet e tij të ngjarjes, duke thënë se Callihan i tregoi ati gishtin e mesit kur shkoi për të diskutuar atë që ndodhi.

“Ai ma tregoi gishtin e mesit! Kështu që unë fillova ta godas atë në kokë si Mike Tyson”, tha Grady përpara se të ngrinte supet dhe të vazhdonte të fliste.

“Fundi i ditës, ne ishim vërtet shumë mirë. Makina po ecte me shpejtësi. Por ju i sillni këta idiotë që vijnë këtu dhe garojnë me ne, dhe ata nuk kanë punë të drejtojnë një model (veturë) të re, aq më pak një kositës bari si ai”, shtoi tutje Andrew. /Telegrafi/