LAJMI I FUNDIT:

Kavajë: Vdesë një turiste polake në një hotel

Kavajë: Vdesë një turiste polake në një hotel
Foto: Ilustrim

Policia e Shqipërisë bën të ditur se një turiste polake ka ndërruar jetë, këtë të premte, në një hotel në Kavajë.

Sipas policisë, viktima është shtetasja polake M. G., 48-vjeçare. Mësohet se ajo ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton a2news.