LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj, nën kërcënimin e armës tentoi t’ia grabisë paratë një personi

Arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj, nën kërcënimin e armës tentoi t’ia grabisë paratë një personi
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar këtë të premte, pasi dyshohet se nën kërcënimin e armës ka tentuar që t’ia grabisë një personi tjetër një shumë të parave. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Ferizaj.

Policia njofton se rreth orës 11:50 ka pranuar informacion nga qytetarët se përball një lokali afarist në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.


“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

“Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili po mbante nën kërcënim me thikë, viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave”.

I dyshuari fillimisht është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori