LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho bën një paraqitje të veçantë në videoklipin e ri të reperit Stormzy

Jose Mourinho bën një paraqitje të veçantë në videoklipin e ri të reperit Stormzy

Reperi londinez, Stromzy publikoi videoklipin për këngën e tij të re “Mel Made Me Do It” të enjten (22 shtator) dhe menaxheri portugez Jose Mourinho bën një paraqitje të veçantë.

Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea shfaqet me Stormzyn dhe ekipin e tij në një pamje filmike gjatë videos 10-minutëshe.


Videoja është e mbushur me të famshëm, duke përfshirë muzikantë të tjerë si Dave, JME dhe Little Simz, si dhe yjet televizivë Jonathan Ross dhe Louis Theroux.

Foto: Jose Mourinho/Instagram 

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike Usain Bolt, vrapuesja e Britanisë së Madhe Dina Asher-Smith dhe eksperti i futbollit të BBC-së, Ian Wright, gjithashtu kanë marrë pjesë në klip.

Momenti i Mourinhos në qendër të vëmendjes është i veçantë edhe pse, sigurisht, menaxheri i Romës ka qenë gjithmonë një personazh i madh në lojë, por që kur krijoi llogarinë e tij në Instagram, ai gjithashtu është evoluar në një yll të mediave sociale.

59-vjeçari postoi një foto me Stormzy në Instagram të enjten, duke thënë: “Ishte kënaqësi e madhe të bëra këtë film për videoklipin e ri të Stormzy”.

Stormzy që është një tifoz i madh i Manchester United, në këngën ka përfshirë referenca të ndryshme sportive.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe tani i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Paris St-Germain Kylian Mbappe dhe boksieri britanik Dillian Whyte gjithashtu janë në mesin e personazheve të njohura që përmenden në tekstin e këngës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori