LAJMI I FUNDIT:

Starlink planifikon të pajisë me internet disa autobusë të shkollave në SHBA

Starlink planifikon të pajisë me internet disa autobusë të shkollave në SHBA

SpaceX po piloton një program për të zgjeruar shërbimin e saj të internetit satelitor në disa autobusë shkollorë në SHBA, sipas një dosjeje të së martës në Komisionin Federal të Komunikimeve (FCC).

Kompania i tha FCC-së se aktualisht po punon me rrethet shkollore në zonat rurale të vendit për t’iu ofruar nxënësve shërbimin satelitor të internetit të SpaceX në autobusë.


Kompania e Elon Musk i tha FCC-së se po fokuson programin pilot në linjat e autobusëve që bëjnë rrugë mbi një orë dhe “kryesisht nuk kanë qasje për shërbimet e tjera celulare me brez të gjerë”.

Starlink, është shërbimi i internetit satelitor i kompanisë së SpaceX, CEO i së cilës është Elon Musk.

Musk tha ditë më parë se Starlink ka shtrirë ndikimin në shtatë kontinentet. /Telegrafi/